Bujar Osmani: Delegacioni në Samitin e NATO-s vetëm me maqedonas, hera e parë që kur u bëmë pjesë e NATO-s - Gazeta Express
string(104) "bujar-osmani-delegacioni-ne-samitin-e-nato-s-vetem-me-maqedonas-hera-e-pare-qe-kur-u-beme-pjese-e-nato-s"

Lajme

Gazeta Express

08/07/2026 10:56

Bujar Osmani: Delegacioni në Samitin e NATO-s vetëm me maqedonas, hera e parë që kur u bëmë pjesë e NATO-s

Lajme

Gazeta Express

08/07/2026 10:56

Ish-kryediplomati i Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani, ka reaguar lidhur me pjesëmarrjen e Shkupit zyrtar në Samitin e NATO-s që po mbahet në Ankara, shkruan Express.

Osmani ka thënë se për herë të parë që kur Maqedonia e Veriut ka hyrë në NATO, delegacioni i saj zyrtar që po merr pjesë në Ankara është i përbërë vetëm nga zyrtarë maqedonas.

Sipas tij, kjo është edhe prishje e marrëveshjes së Ohrit dhe duhet të ndalet.

“Për herë të parë që kur Maqedonia e Veriut iu bashkua NATO-s, delegacioni i saj zyrtar në një Samit të NATO-s është monoetnik. Një zbatim me shpejtësi të plotë i sloganit nacionalist të partisë qeverisëse: “Maqedonia, përsëri e jotja”. Çmontimi i Marrëveshjes Kornizë të Ohrit po përshpejtohet.Kjo duhet të ndalet”, ka shkruar Osmani.

Advertisement
Advertisement
Advertisement