“Budalla është ai që i sugjeron Messit të largohet nga Barcelona” - Gazeta Express
string(63) "budalla-eshte-ai-qe-i-sugjeron-messit-te-largohet-nga-barcelona"

Gazeta Express

27/03/2020 21:13

“Budalla është ai që i sugjeron Messit të largohet nga Barcelona”

Gazeta Express

27/03/2020 21:13

Lionel Messi nuk ka nevojë të largohet nga Barcelona në mënyrë që të rrisë vlerën e tij, thotë Jamie Carragher.

Vazhdimisht është raportuar se fituesi i gjashtë herë i Topit të Artë duhet të ndjekë drejtimin e rivalit të përjetshëm Cristiano Ronaldo, për të dëshmuar vetën siç e ka dëshmuar CR7 në Serie A, La Liga e Premierligë.

Megjithatë, sipas legjendës së Liverpoolit, kjo është marrëzi.

“Është budallallëk. Absolutisht diçka e dobët”, tha Carragher.

“Ai është në një top klub, është lojtari më i mirë aty dhe është lojtari më i mirë në Evropë”.

“Shfaq më të mirën në raste kur duhet të shfaq kundër të mëdhenjve, kjo është ajo që bën dhe nuk më interesojnë mendimet e të tjerëve. Mirë për Ronaldon, por nuk mund të kritikohet për këtë Messi”. /Gazeta Express/

Advertisement
Advertisement
Advertisement