Brescia e gatshme ta shesë Tonalin, presidenti s’do që ai të shkojë në Juve ose Inter - Gazeta Express
string(83) "brescia-e-gatshme-ta-shese-tonalin-presidenti-sdo-qe-ai-te-shkoje-ne-juve-ose-inter"

Gazeta Express

16/04/2020 21:00

Brescia e gatshme ta shesë Tonalin, presidenti s’do që ai të shkojë në Juve ose Inter

Gazeta Express

16/04/2020 21:00

Sandro Tonali është e ardhmja e Italisë, por edhe futbollit evropian pasi pritet të shndërrohet në një prej mesfushorëve më të mirë në botë.

Se ai mund të largohet nga Brescia këtë e ka pranuar edhe numri një i klubit, Massimo Cellino, i cili insiston se do ta miratojë largimin e Sandro Tonalit “nëse ai kërkon” diçka të tillë.

Por, Cellino preferon që ai t’i bashkohet ose Romës dhe Napolit se sa Juventusit apo Interit.

“Do të doja ta shihja atë në Romë ose Napoli, Por do të jetë ë vështirë. Çfarëdo që të ndodhë, shpresoj që ai të qëndrojë në Itali”, tha Cellino. /Gazeta Express/

Advertisement
Advertisement
Advertisement