Brenda ahengut të Boltit që e përhapi koronavirusin: Pa maska dhe pa distancë sociale - Gazeta Express
string(84) "brenda-ahengut-te-boltit-qe-e-perhapi-koronavirusin-pa-maska-dhe-pa-distance-sociale"

Brenda ahengut të Boltit që e përhapi koronavirusin: Pa maska dhe pa distancë sociale

Gazeta Express

25/08/2020 10:26

Disa yjet të sportit ishin mysafirë në ahengun e ditëlindjes së 34-të Usain Boltit, i cili u mbajt pa maska dhe pa distancë sociale.

Si pasojë, njeriu më i shpejtë në botë u infektua me koronavirus dhe u detyrua të vetizolohet pasi doli pozitiv, transmeton Gazeta Express.

Lexo Edhe:

Në ahengun e Boltit, i cili është në qendër të vëmendjes së mediave botërore për shkak se thuhet të ketë qenë burim i përhapjes së Covid-19, nuk munguan as të famshmit botërorë si Raheem Sterling i Manchester City, Leon Bailey i Bayer Leverkusen, ylli i kriketit Chirs Gayle dhe këngëtari Christopher Martin.

Xhamajka, një ishull me 3 milionë njerëz, i ka regjistruar 1.413 raste me koronavirus dhe 16 të vdekur.

Por vetëm në dy javët e fundit, kryeqyteti i këtij vendi, Kingston, i ka regjistruar 410 raste të reja dhe druhet se virusi ka nisur të shpërndahet me të madhe atje. /Gazeta Express/