Brad Waldow, MVP i javës së tetë në Superligë - Gazeta Express
string(44) "brad-waldow-mvp-i-javes-se-tete-ne-superlige"

Brad Waldow, MVP i javës së tetë në Superligë

Sport

Gazeta Express

31/10/2022 16:34

Peja ka vazhduar serinë pozitive, duke regjistruar fitoren e tetë nga tetë ndeshje të zhvilluara në Prince Caffe Superligën e Kosovës në basketboll.

Te pejanët indeksin më të lartë e kishte qendra, Brad Waldow, 25. Waldow ndaj Sigal Prishtinës kishte 12 pikë e 12 kërcime, duke kontribuar edhe me tri asistime, ndërsa si zakonisht ndihmë të madhe ka dhënë edhe  Rodney Purvis me 20 pikë, tri kërcime dhe katër asistime.

Lexo Edhe:

Bashkimi shënoi fitore të rëndësishme, duke mundur Vëllaznimin në udhëtim. Fantastik ishte Fisnik Rugova me 20 pikë, tetë kërcime dhe tri asistime, duke regjistruar paraqitjen më të mirë në këtë edicion.

Golden Eagle Ylli shënoi fitore bindëse ndaj Rahovecit me 50 pikë dallim, ku u dalluan Rashun Davis me 21 pikë, dy kërcime e tetë asistime dhe Henrik Sirko me 20 pikë, tre kërcime dhe pesë asistime.

Top 5

Brad Waldow (Peja) 12 pikë, 12 kërcime, 3 asistime

Rodney Purvis (Peja) 20 pikë, 3 kërcime, 4 asistime

Fisnik Rugova (Bashkimi) 20 pikë, 8 kërcime, 3 asistime

Rashun Davis (Golden Eagle Ylli) 21 pikë, 2 kërcime, 8 asistime

Henrik Sirko (Golden Eagle Ylli) 20 pikë, 3 kërcime, 5 asistime

/Gazeta Express/