Boston Celtics ka bërë një hap të madh për të kaluar në finalen e Konferencës së Lindjes.
Celtics kanë triumfuar në udhëtim te Cleveland Cavaliers me shtatë pikë diferencë 109:102.
Bostoni e nisi shumë mirë ndeshjen, duke e fituar çerekun e parë me plus shtatë pikë, por që Cavaliers u rikthyen në atë të dytën, duke e zvogëluar disavantazhin në pesë pikë.
Boston Celtics u rikthye në lojë në çerekun e tretë të cilin e fitoi 21:26 dhe në periudhën e fundit hyn me 10 pikë epërsi.
Në pjesën e fundit, Cleveland u mundua të rikthehet në lojë, por krejt çka arritën ishte fitimi me plus tre por që ishte e pamjaftueshme për fitore.
Jayson Tatum ishte më i miri te Celtics me 33 pikë e 11 kërcime, ndërsa për vendësit nuk mjaftuan 30 pikët e Darius Garland.
Tash, me këtë fitore, Bostoni ka epërsi 3-1 dhe i mjafton edhe një fitore për të kaluar tutje.
Gjithçka e barabartë në serinë tjetër gjysmëfinale të ‘Play-Off’-it të Konferencës Perëndimore në NBA.
Oklahoma City ka arritur ta barazojë serinë në 2:2 kundër Dallas Mavericks, të cilët i mposhti me katër pikë diferencë, 100:96.
Dallasi e nisi tejet mirë ndeshjen duke i fituar të dy çerekët e parë të lojës, madje të parët me plus 10 dhe aty u mendua se kjo skuadër po shkon sigurt drejt një tjetër fitoreje.
Por, kështu nuk mendoi Oklahoma që në pjesën e dytë u rikthye fuqishëm, duke e fituar çerekun e tretë me plus shtatë, e të fundit me plus tetë dhe në fund korrën fitore.
Shai Gilgeous-Alexander ishte fantastik në këtë sfidë me 34 pikë, tetë kërcime e pesë asistime.
Me lojë të mirë te skuadra fituese u dallua edhe Chet Holmgren me 18 pikë, derisa Dort shtoi 17 të tjera.
P.J Washington ishte më efikasi te Dallas Mavericks me 21 pikë e 12 kërcime, derisa Luka Doncic shtoi 18 pikë, 12 kërcime e 10 asistime, por që nuk mjaftuan për fitore./Gazeta Express/