Bostoni e shijoi fitoren e parë, i mban gjallë shpresat për finalen e madhe - Gazeta Express
string(74) "bostoni-e-shijoi-fitoren-e-pare-i-mban-gjalle-shpresat-per-finalen-e-madhe"

Basketboll

Gazeta Express

24/05/2023 8:16

Bostoni e shijoi fitoren e parë, i mban gjallë shpresat për finalen e madhe

Basketboll

Gazeta Express

24/05/2023 8:16

Bostoni e ka shijuar fitoren e parë në finalen e Konferencës.

Celtics e mposhtën Miamin në “FTX Arena” për ta ngushtuar disavantazhin në 1-3 në serinë e “finales së vogël”.

Lexo Edhe:

Të Gjelbrit triumfuan me rezultat 116:99 (23:29, 27:27, 38:23 e 28:20), duke e siguruar këtë fitore vetëm falë paraqitjes së shkëlqyeshme të zhvilluar në pjesën e dytë, shkruan “Gazeta Express”.

Jayson Tatum ishte më meritori në fitoren e Celtics pasi i realizoi 33 pikë dhe i pati 11 kërcime, ndërsa kontribut dhanë edhe Jaylen Broën (17), Derrick White (16) e Grant Williams (14).

Nga ana tjetër, 29 pikët e lojtarit më në formë, Jimmy Butler ishin të pamjaftueshme për Heat.

Sidoqoftë, Miamin e ndan veç një lojë nga finalja e madhe, ku do ta priste Denver Nuggets, i cili e eliminoi Los Angeles Lakers. /Gazeta Express/