Jayson Tatum dhe Jaylen Brown ndihmuan Boston Celtics të mposhtin Dallas Mavericks për të marrë një epërsi 3-0 në finalet e NBA.
Tatum shënoi 31 pikë dhe Brown 30 ndërsa Celtics fituan 106-99 në ndeshjen e tretë të serisë finale, transmeton Gazeta Express.
Mavericks reduktuan deficitin e tyre nga 91-70 në fillim të çerekut të katërt në një pikë me tre minuta e gjysmë të mbetura, por nuk arritën të bënin një rikthim spektakolar
Kyrie Irving shënoi 35 ndeshje për Dallas-in, ndërsa bashkëlojtari Luka Doncic kontribuoi me 27.
Bostoni është një fitore larg titullit të 18-të të NBA-së dhe titullit të parë që nga viti 2008, me ndeshjen e radhës që do të zhvillohet të shtunën.
Në një organizim të veçantë, Fondacioni “UBT Jim Xhema” ka ndarë bursa për studentët më të dalluar të UBT-së. Ky...