Boston Celtics po shkon sigurt drejt titullit të kampionit në ligën amerikane të basketbollit në NBA.
Celtics kanë realizuar edhe fitoren e dytë ndaj Dallas Mavericks me rezultatin 105:98, në kuadër të serisë finale.
Ndeshjen më mirë e nisi Dallasi, duke arritur triumfin në çerekun e parë me tre pikë.
Në krahun tjetër, Bostoni doli fitimtar, pasi i fitoi çerekët dy e tre me diferencë të njëjtë pikësh nga gjashtë, shkruan Gazeta Express.
Krejt çka bëri në vazhdim Mavericks, ishte fitimi i pjesës së fundit me dy pikë, por të pamjaftueshme për sukses në fund.
Holiday e udhëhoqi Bostonin drejt triumfit me 26 pikë dhe 11 kërcime. Ai u ndihmua nga Jaylen Brown me 21 pikë dhe Jayson Tatum me 18 pikë, 9 kërcime dhe 12 asistime.
Dallasit nuk i kreu punë as loja fantastike e Luka Doncicit, i cili regjistroi triple-double me 32 pikë, 11 kërcime dhe 11 asistime.
Tashmë Bostoni po kryeson 2:0 në serinë që kalon në Dallas dhe Mavericks do të jenë nën presion sepse edhe një humbje në dy ndeshje para tifozëve vendas ndoshta do të nënkuptonte fundin e shpresave të tyre për titullin kampion.
Ndeshja e radhës do të luhet të mërkurën pas mesnate me fillim nga ora 02:30./Gazeta Express/
NJOFTIM Agjencia Kosovare e Privatizimit njofton të gjithë ish punëtorët e Ndërmarrjeve Shoqërore: Mulliri në Gorazhdec, KB Ponoshevci në...