Bosel e paralajmëron Krasniqin, synon ta mposhtë me KO - Gazeta Express
string(53) "bosel-e-paralajmeron-krasniqin-synon-ta-mposhte-me-ko"

Bosel e paralajmëron Krasniqin, synon ta mposhtë me KO

Gazeta Express

10/10/2020 14:19

Gjithçka gati për meçin mes Haxhi (Robin) Krasniqi dhe Dominic Bosel.

Meçi Bosel – Krasniqi zhvillohet të shtunën mbrëma (23:15) në Magdeburg të Gjermanisë.

Lexo Edhe:

Kundërshtari i Krasniqit, Bosel aktualisht është kampion në WBA dhe IBO teksa ka edhe rekord fantastik prej 30 fitore dhe vetëm një humbje.

Boksieri me origjinë shqiptare në anën tjetër në karrierën e tij ka zhvilluar 56 meçe, prej të cilave 50 i ka fituar dhe 6 i ka humbur.

Krasniqin synon t’ia rrëmbejë këtë titull Boselit, por ky i fundit insiston se do të vazhdojë ta mbajë atë.

“Më në fund erdhi dita e ndeshjes, dua ti tregoj të gjithëve se si unë do mbrojë titullin tim në ring, unë mund ta mbrojë këtë titull”, ishin fjalët e Bosel.

“Tek Robin Krasniqi, unë pashë shumë gjëra që mund t’i mposhtë. Dua një fund të shpejtë, një nokaut”, u shpreh Bosel.