Borziloku po konsiderohet ilaç kundër Alheimer - Gazeta Express

Ushqimi/Dieta

Gazeta Express

06/10/2021 21:59

Borziloku po konsiderohet ilaç kundër Alheimer

Ushqimi/Dieta

Gazeta Express

06/10/2021 21:59

Ndërsa sëmundja e Alzhaimerit prek 1 në 9 njerëz, për të ende nuk ka një kurë. Megjithatë, një studim i ri sugjeron se zgjidhja mund të gjendet në një bimë që e njohim dhe e përdorim të gjithë: borziloku.

Një substancë natyrale e borzilokut, fenoli mund të jetë faktori mbrojtës ndaj Alzhaimerit. Kërkuesit e Universitetit të Shëndetit në Floridën Jugore zbuluan se mes 15 substancave të gjetura dhe të studiuara, fenkoli është më efektivi për t’u lidhur dhe aktivizuar me molekulën sinjalizuese të qelizës, të quajtur FFAR2, e cila ndodhet në neuronet e trurit.

Lexo Edhe:

Në studimet mbi kafshët, fenkoli rrit sinjalizimin e FFAR2, redukton nivelin e proteinës që zhvillon Alzhaimerin, ul ritmin e vdekjeve të neuroneve dhe të qelizave “zombi”, ose ndryshe qelizave që rriten, por nuk prodhojnë të reja. Këto janë qeliza që gjenden te pacientët me Alzhaimer.

Kjo nuk do të thotë se duhet të hani pafund sallata Caprese dhe pesto çdo vakt, pasi studiuesit janë shprehur se nevojiten kërkime më të thelluara për të dhënë një përgjigje përfundimtare.

Gjithsesi, borziloku është i shëndetshëm për trurin sepse ka përfitime për kujtesën, kështu që mund të spërkasni pak në vaktet tuaja. Bonus: më shumë shije!/tvklan.al