Borrell: BE-ja nuk është faktor ndërkombëtar nëse nuk e zgjidh problemin e Kosovës - Gazeta Express
string(81) "borrell-be-ja-nuk-eshte-faktor-nderkombetar-nese-nuk-e-zgjidh-problemin-e-kosoves"

Borrell: BE-ja nuk është faktor ndërkombëtar nëse nuk e zgjidh problemin e Kosovës

Gazeta Express

23/06/2020 9:22

Kryediplomati evropian Josep Borrell ka thënë se BE-ja nuk mund të pretendojë se është një faktor politik ndërkombëtar nëse nuk arrin të zgjidhë çështjen e Kosovës.

Në një fjalim në një forum të organizuar nga Fondi Gjerman Marshall në Bruksel, politikani spanjoll falënderoi Shtëpinë e Bardhë për përpjekjet e saj për të sjellë presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi dhe homologun e tij serb, Aleksandar Vuçiq përsëri në tryezën e bisedimeve.

Lexo Edhe:

Sidoqoftë, Borrelli theksoi se i vetmi “dialog i strukturuar” midis dy palëve është ai i ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian, sepse, siç theksoi ai, problemi po ndodh në lagjen evropiane, transmeton Klan Kosova .

Shefi i diplomacisë evropiane tha gjithashtu se BE “nuk garon me SHBA për një medalje të artë” në Ballkan.