Bora kualifikohet në Final 4 të Kupës së Kosovës - Gazeta Express
string(48) "bora-kualifikohet-ne-final-4-te-kupes-se-kosoves"

Sport

Gazeta Express

21/01/2026 21:00

Bora kualifikohet në Final 4 të Kupës së Kosovës

Sport

Gazeta Express

21/01/2026 21:00

Bora ka siguruar një vend në Top 4 të Kupës së Kosovës në basketboll, pasi regjistroi dy fitore radhazi ndaj Rahoveci 029.

Skuadra nga Prishtina, ashtu si në ndeshjen e parë, triumfoi edhe në takimin e dytë me nëntë pikë dallim, duke konfirmuar kualifikimin në Final 4.

Në ndeshjen e zhvilluar në Rahovec, Bora shënoi fitore me rezultat 62:71, duke treguar stabilitet dhe kontroll të lojës në momentet vendimtare.

Me këtë sukses, Bora bëhet pjesë e katër skuadrave më të mira të Kupës së Kosovës dhe synon të vazhdojë rrugëtimin drejt trofeut. /GazetaExpress

Advertisement
Advertisement
Advertisement