‘Bomba’ e Mallorcas, Vedat Muriqi - Gazeta Express
string(30) "bomba-e-mallorcas-vedat-muriqi"

Sport

Gazeta Express

25/01/2022 15:23

‘Bomba’ e Mallorcas, Vedat Muriqi

Sport

Gazeta Express

25/01/2022 15:23

Vedat Muriqi ka rënë në radarin e Mallorcas. Atë e duan edhe në Turqi, e Rusi.

Mallorca po lufton me kohën për të gjetur një sulmues për pjesën e mbetur të sezonit.

Lexo Edhe:

Italiani Simeone Zaza dhe Borja Bastón janë disa nga emrat në listën e Mallorcas.

Mirëpo, AS ka mësuar se bomba e janarit mund të jetë Vedat Muriqi i Kosovës.

Drejtuesit sportivë të Mallorcas, gjithnjë sipas AS, ndjejnë se sulmuesi i Kombëtares së Kosovës është i duhuri për stolin e tyre.

Muriqi, që ka kontratë me Lazion deri më 2025, nuk ka arritur të tregojë në Itali atë që bëri në Turqi me Fenerbahçen dhe Lazio është e gatshme ta shesë për një çmim të arsyeshëm. /Gazeta Express/