Edhe zyrtarisht boksi është rikthyer në programin olimpik.
Vendimi u mor sot nga sesioni i 144-të i Komitetit Olimpik Ndërkombëtar (IOC), që po mbahet në Costa Navarino të Greqisë.

Vendimi u bazua në propozimin e Bordit Ekzekutiv të IOC-së, pas rekomandimit nga Komisioni i Programit Olimpik, dhe njohjes së përkohshme të “World Boxing” si Federata Ndërkombëtare brenda Lëvizjes Olimpike, që qeveris sportin e boksit në nivel botëror.
Pjesë e “World Boxing” është edhe Federata e Boksit e Kosovës, anëtarësim ky që i hapi rrugën boksierëve tanë të kërkojnë kualifikimin në LO LA28.
“World Boxing” momentalisht ka 88 federata anëtare.
Gjithçka që keni ëndërruar, por nuk keni mundur ta blini ose nuk keni pasur kohë për procedura të gjata,...