Boiken Abazi thotë se Rama e përqafoi Kurtin si boksier: Grushti erdhi menjëherë - Gazeta Express
string(79) "boiken-abazi-thote-se-rama-e-perqafoi-kurtin-si-boksier-grushti-erdhi-menjehere"

Lajme

Gazeta Express

11/06/2021 11:44

Boiken Abazi thotë se Rama e përqafoi Kurtin si boksier: Grushti erdhi menjëherë

Lajme

Gazeta Express

11/06/2021 11:44

Drejtori i qendrës së Vetëvendosjes në Shqipëri, Boiken Abazi thotë se kryeministri Edi Rama e ka përqafuar Kurtin si bokser në Tiranë ku u mbajt Samiti për Ballkanin Perëndimor, sepse menjëherë pas përqafimit erdhi grushti i Ramës ndaj Kurtit, raporton Gazeta Express.

Abazi ka shkruar në Facebook se Rama dha intervistë në “Euronews Serbia” duke e goditur nismën e qeverisë Kurti për ta paditur Serbinë për gjenocid.

Lexo Edhe:

“Përqafimi që Rama i bëri Kurtit nuk ishte i llojit vëllazëror. Ai ishte përqafim prej boksieri, edhe pse Kurti nuk kishte ardhur aspak për ndeshje me Ramën, por për koordinim kombëtar. Rama i dha, megjithatë, një përqafim prej atyre që boksieri bënë për të marrë pak frymë e për t’u shplodhur, para grushtit të radhës. Dhe grushti erdhi menjëherë pas “përqafimit”, në intervistën për “Euronews Serbia”, ku Rama e goditi nismën e qeverisë Kurti për ta paditur Serbinë për gjenocid në Kosovë”, ka shkruar Abazi.