BMW ka njoftuar planin e saj afatgjatë për
kalimin në sistemin elektrik të veturave.
Në një njoftim zyrtar thuhet se deri në vitin
2030, gjysma e veturave që do prodhohen tek kjo kompani do të jenë elektrike.
BMW logo is seen on a vehicle at the BMW
manufacturing plant in Greer, South Carolina, U.S., October 19, 2022.
“Deri në vitin 2030, të paktën gjysma e
makinave që dalin nga fabrikat tona do të jenë elektrike
Me fillimin e prodhimit të BMW iX1 tonë
tërësisht elektrik në Regensburg, ne kemi arritur një moment historik të
rëndësishëm në rrugën tonë drejt zgjerimit të lëvizshmërisë elektrike. Tani të
gjitha fabrikat gjermane mund të prodhojnë makina elektrike. Kjo tregon sesi
fabrikat tona po modernizohen dhe po përshtaten me nevojat në ndryshim të
konsumatorëve të së ardhmes” thuhet në njoftimin e BMW-së.