Blerand Stavileci e merr në dorë përkohësisht Sigal Prishtinën - Gazeta Express
string(62) "blerand-stavileci-e-merr-ne-dore-perkohesisht-sigal-prishtinen"

Basketboll

Gazeta Express

15/11/2022 10:25

Blerand Stavileci e merr në dorë përkohësisht Sigal Prishtinën

Basketboll

Gazeta Express

15/11/2022 10:25

Sigal Prishtina është bërë me kryetar të ri, edhe pse të përkohshëm.

Blerand Stavileci është rikthyer në krye të klubit më të madh të basketbollit në vend.

Lexo Edhe:

Kryetari i suksesshëm i Bardhekaltërve do ta pasojë kryetarin e dorëhequr, Burim Maraj, i cili njoftoi dje për vendimin e marrë për shkak të angazhimeve të tjera që i ka, shkruan “Gazeta Express”.

E ndërkohë, me vendim unanim, prishtinasit e kanë emëruar Stavilecin si ushtrues detyre të kryetarit të klubit.

Edhe menaxhmenti i klubit është larguar dhe prishtinasit pritet të bëjnë riorganizim për t’u rikthyer në majat e basketbollit kosovar.

Me Stavilecin në krye, Sigal Prishtina kishte arritur suksese të jashtëzakonshme, si në rrafshin vendor, ashtu edhe në atë ndërkombëtar. /Gazeta Express/