Blakaj: Nuk jemi të gatshëm si shtet për legalizimin e marihuanës - Gazeta Express
string(64) "blakaj-nuk-jemi-te-gatshem-si-shtet-per-legalizimin-e-marihuanes"

Lajme

Gazeta Express

08/05/2026 10:25

Blakaj: Nuk jemi të gatshëm si shtet për legalizimin e marihuanës

Lajme

Gazeta Express

08/05/2026 10:25

Safet Blakaj, themelues i Qendrës “Labyrinth”, për këshillim dhe trajtim të varësisë, ka thënë se Kosova ende nuk është e gatshme për legalizimin e marihuanës. 

Blakaj në “Konfront” të KTV-së ka thënë se duhet të plotësohen dy kritere për të pasur legalizim. 

“Legalizimi edhe sot e di se nuk jemi të gatshëm të ndërmarrim këtë hap. Janë dy gjëra që i analizojë e vlerësojë se çfarë duhet pasur sigurt për me legalizu marihuanën. E para, nëse legalizohet, a mundemi ta mbajmë larg duarve të fëmijëve? Na del se jo. E dyta po ashtu, nëse legalizohet, trafikimi tjetër vazhdon. Grupet tjera do të vazhdojnë ta shesin më lirë. S’ka kontroll dhe s’do të ishte efikas. Nëse arrijmë të plotësojmë dy kriteret, atëherë mund të kemi legalizim”, tha Blakaj. 

Advertisement
Advertisement
Advertisement