string(65) "bislimi-njofton-per-arritjen-e-marreveshjes-me-serbine-me-ne-fund"

Lajme

Gazeta Express

21/06/2022 11:21

Bislimi njofton për arritjen e marrëveshjes me Serbinë: Më në fund

Lajme

Gazeta Express

21/06/2022 11:21

Kryenegociatori i Kosovës në dialogun me Serbinë, Besnik Bislimi ka njoftuar në Twitter për arritjen e marrëveshjes me Serbinë në fushën e energjisë.

Bislimi tha se kjo do të mundësojë që faturimi i energjisë të shtrihet edhe në 4 komunat veriore të Kosovës, raporton Gazeta Express.

“Më në fund kemi adoptuar Udhërrëfyesin e Implementimit për Marrëveshjet për Energjinë të vitit 2013 dhe 2015. Kjo mundëson faturimin e energjisë elektrike në 4 komunat veriore të Kosovës, sipas ligjeve dhe sistemit rregullativ të Kosovës”, shkroi zëvendëskryeministri.