Bislimi: Javën tjetër marrim vendim se si do ta trajtojmë çështjen e targave të Serbisë, edhe për ato KM - Gazeta Express
string(102) "bislimi-javen-tjeter-marrim-vendim-se-si-do-ta-trajtojme-ceshtjen-e-targave-te-serbise-edhe-per-ato-km"

Instant

Gazeta Express

23/06/2022 21:41

Bislimi: Javën tjetër marrim vendim se si do ta trajtojmë çështjen e targave të Serbisë, edhe për ato KM

Instant

Gazeta Express

23/06/2022 21:41

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi tha se javën e ardhshme do të ketë një vendim qeveritar që tregon se si do të trajtohet çështja e targave me Serbinë.

Bislimi tha se javën tjetër do të dalë plani i Qeverisë së Kosovës, ku do të trajtohet edhe çështja e tabelave KM.

“Ne kemi vendos reciprocitetin në vitin 2021 për targat, si pasojë ka pas tensione të mëdha edhe MIG  at kanë fluturu edhe kjo ka prodhu një marrëveshje me datën 30 shtator.  Kjo marrëveshje ka dhënë 180 ditë dritare për arritjen e një marrëveshje të përhershme. Serbia e ka dështu marrëveshjen e përhershme, për cka neve na ka hap rrugë me dal me planin tonë.

Plani ynë del javën tjetër, ku do të trajtohet edhe çështja e tabelave KM. Por me prit që na me një ndërpres elektrik, e trajtojmë një problem që ka ekszistu për 20 vite, mendoj që është pritje përtej asaj që është aktivisti. Lena neve brengën për aktivista”, tha Bislimi në debat plus.

Ndryshe, më 13 maj, përfaqësuesi i posaçëm i Bashkimit Evropian (BE) për dialogun Kosovë-Serbi dhe çështje të tjera rajonale të Ballkanit Perëndimor, Miroslav Lajçak, kishte njoftuar se nuk është arritur asnjë marrëveshje për targat në Bruksel, në takimin ndërmjet kryenegociatorëve nga Kosova dhe Serbia.

Marrëveshja e përkohshme e targave ka përfunduar më 21 prill. Përkundër që marrëveshja e përkohshme për targat ka skaduar më 21 prill, edhe përtej kësaj date, veturat kanë vazhduar të vendosin letrat ngjitëse bazuar në marrëveshjen e përkohshme e cila ishte arritur në tetor mes kryenegociatorëve Bislimi dhe Petkovic në Bruksel.