Bisedimet për qeverinë e re, zyrtari i VV’së kritikon LDK’në


Gazeta Express
13 Dhjetor 2019 23:48

Ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Ali Lajçi, ka shprehur optimizëm se marrëveshja për bashkëqeverisje mes partisë së tij dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës do të arrihet.

Ai ka thënë se kjo ujdi është në interesin e vendin, prandaj edhe marrëveshja duhet të bëhet.

Lajçi ka kritikuar LDK’në për kërkesat e saj në bisedimet për arritjen e marrëveshjes.

Ai ka thënë për “Epoka e Re” se partia e Isa Mustafës duhet të jetë më fleksibile në këto bisedime, dhe të mos ndalet në disa poste.

Zyrtari i VV’së ka treguar se posti i presidentit të ardhshëm të vendit është duke e vështirësuar marrëveshjen mes këtyre dy subjekteve politike.

Takimi i sotëm që zgjati rreth 2 orë mes kryetarit të VV’së, Albin Kurti, dhe atij të LDK’së, Isa Mustafa, nuk solli ndonjë rezultat konkret.

Të dyja palët janë dakorduar të takohen më shpesh deri në arritjen e një marrëveshjeje për koalicion qeverisës.

Gazeta Express ka raportuar më herët, duke u thirrur në burimet e veta, se ajo që po e mban peng arritjen e një marrëveshjeje mes Lëvizjes Vetëvendosje dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës për krijimin e qeverisë së re të vendit janë kërkesat e LDK’së, të cilat për VV’në konsiderohen maksimaliste.

Siç ka mësuar Gazeta Express, LDK’ja ka mbetur prapa kërkesave që t’i marrë dy poste të larta – atë të presidentit dhe të kryeparlamentarit, si dhe 5 ministri, aq sa edhe Vetëvendosje.

Partia e Albin Kurtit ndërkaq insiston që këto kërkesa janë maksimaliste, dhe se LDK’ja duhet të heqë dorë nga ky qëndrim.

Te fundit


Kthehu lart