Bisedimet me Vetëvendosjen, Kosnett i shkon Isa Mustafës në zyrë - Gazeta Express
string(63) "bisedimet-me-vetevendosjen-kosnett-i-shkon-isa-mustafes-ne-zyre"

Bisedimet me Vetëvendosjen, Kosnett i shkon Isa Mustafës në zyrë

Gazeta Express

13/01/2020 11:56

Ambasadori amerikan, Philip Kosnett, sapo ka arritur në selinë qendrore të LDK-së, aty ku pritet të takohet me fytyrat kyçe të partisë, raporton T7 nga vendi i ngjarjes

Temë kryesore e diskutimit është ajo e bisedimeve për koalicion me Lëvizjen Vetëvendosje, tash kur kanë kaluar më shumë se tre muaj që nga zgjedhjet e gjashtë tetorit.

Lexo Edhe:

Në selinë e LDK-së pak minuta më parë është parë duke hyrë edhe ish-shefi i misionit të OSBE-së, William Walker.

Ndërkombëtarët në vazhdimësi kanë bërë thirrje për krijim sa më të shpejtë të qeverisë së re.

LV-ja dhe LDK-ja në anën tjetër ende nuk janë marrë vesh për bashkëqeverisje, teksa, së fundmi është bërë e ditur se janë vënë në tavolinë të diskutimit edhe oferta të reja nga të dy partitë. /GazetaExpress/