William Walker në selinë e LDK-së, a po përpiqet t'i shtyjë Kurtin e Mustafën të bëjnë marrëveshje? - Gazeta Express
string(93) "william-walker-ne-seline-e-ldk-a-po-perpiqet-ti-shtyje-kurtin-e-mustafen-te-bejne-marreveshje"

William Walker në selinë e LDK-së, a po përpiqet t’i shtyjë Kurtin e Mustafën të bëjnë marrëveshje?

Gazeta Express

13/01/2020 11:13

Ish-shefi i misionit të OSBE-së, William Walker, ka arritur në zyrat qendrore të LDK-së, në Prishtinë, nga ku do të takohet me liderë të kësaj partie, raporton T7 nga vendi i ngjarjes

Walker që është duke qëndruar në Kosovë në 21-vjetorin e masakrës së Reçakut po viziton partinë e udhëhequr nga Isa Mustafa edhe për të biseduar lidhur me koalicionin LV – LDK.

Lexo Edhe:

Një vizitë e tillë nuk ishte lajmëruar paraprakisht për mediat. Nuk dihet nëse Walker do të vizitojë edhe Lëvizjen Vetëvendosje.

Kujtojmë që në vazhdën e bisedimeve LV – LDK është shtuar presioni ndërkombëtar për arritje të marrëveshjes. /GazetaExpress/