Bisedimet Barça - Ter Stegen po "zhagiten" - Gazeta Express
string(38) "bisedimet-barca-ter-stegen-po-zhagiten"

Gazeta Express

03/04/2020 16:10

Bisedimet Barça – Ter Stegen po “zhagiten”

Gazeta Express

03/04/2020 16:10

Portieri gjerman po kërkon rrogë një herë më të madhe, por Barça nuk është ende e bindur për këtë

Barcelona po has në vështirësi për ta bindur Marc-Andre ter Stegenin për ta nënshkruar kontratën e re.

Lexo Edhe:

E përditshmja spanjolle  “Sport” shkruan se portieri gjerman e ka refuzuar ofertën e parë të “Blaugrana”, përcjell “Gazeta Express”.

Në fakt, përfaqësuesi gjerman kërkon rrogë një herë më të madhe, me kusht që ta vazhdojë kontratën.

Mediumi spanjoll shkruan po ashtu se Ter Stegen ka kërkuar që rroga e tij të jetë e afërt me ato të yjeve të ekipit.

Ndërkohë, interesim për portierin ka shfaqur Bayern Munichu, i cili po e vëzhgon me kujdes situatën.

Ter Stegen ka shfaqur siguri në vitet e fundit në portën e kampionit aktual spanjoll, i cili vështirë se do ta lë atë të largohet. /Gazeta Express/