Distria Krasniqi e fitoi medaljen e bronztë sot në Evropianin që nisi sot, në kategorinë e saj të re deri në 52 kilogramë.
Trajneri i xhudos, Driton Kuka, ka thënë se Distria nuk ishte në ditën më të mirë të saj, por prapë ia doli të fitoi medalje, shkruan Gazeta Express.
Flaka Loxha në kategorinë deri në 57 kilogramë u rendit e shtata, teksa nesër do të garojnë Akil Gjakova dhe Laura Fazliu.
Kuka tha se shpreson që nesër xhudistët e Kosovës të fitojnë medalje.
Driton Kuka zbuloi gjithashtu se për të është viti i dhjetë me radhë që udhëheq garuesit drejt medaljeve në Kampionatet Evropiane.
Postimi i plotë nga Driton Kuka (pa ndërhyrje):
“Medalja Elitare e para për sivjet u fitua…
Xhudo edhe kur nuk ecin gjërat sips planit prapë sjell medalje për Kosovën!
Distria e bronztë …
Kampionati Evropian për të rritur!
Kategoria e saj e re 52 kg!
Edhe në një ditë jo të mirë me disponim për luftë Distria merr medaljen e radhës!
Flaka Loxha vendi i 7 me dy fitore e dy humbje kategoria 57 Kg!
Plasmani i saj më i mirë në gara zyrtare për të rritur.
Meritoj plasman më të mirë ndoshta edhe medalje,por me randësi që tregoj që i përket kreut të xhudos Evropiane
Neser garojnë Akili e Laura shpresojmë në rezultat e medalje!
Kënaqësi që gjatë garës kishim mysafir Ministrin Çeku gjatë tërë ditës ishte me ekipin e tij në përkrahje të sportistëve tanë.
Mirënjohje edhe Ambasadorit të Kosovës në Bullgari dhe stafit të Ambasadës!
E unë si trener po jau shpalos një gëzim timin si trener!
Është viti i 10 me radhë që kemi fituar medalje në Kampionate Evropiane për të rritur!
E kemi filluar me 2013 e sivjet 2022 bahen plot dhjetë vite që kthehemi me medalje nga Evropiani për të rritur.
Kosova mbi të gjitha …
Xhudo për Kosovën e popullin Shqiptar po vazhdon tutje”. /Gazeta Express/