Big Basta i propozon për herë të dytë martesë Vesës - Gazeta Express
string(51) "big-basta-i-propozon-per-here-te-dyte-martese-veses"

Big Basta i propozon për herë të dytë martesë Vesës

Gazeta Express

26/05/2020 14:55

Vesa Luma dhe Big Basta janë prej 5 vitesh të martuar dhe prindër të një djali.

Çifti tani jetojnë në Zelandën e Re, ku kanë nisur një jetë të re, por duke mos lënë prapa Shqipërinë e Kosovën, ku kthehen shpesh për të qëndruar apo për projekte artistike të reja.

Lexo Edhe:

Vesa, e cila është shumë aktive në rrjete sociale ka treguar sot se Bigu i ka bërë një surprizë.

Ai i ka lënë një letër ku i propozon për martesë për herë të dytë.

“Nëse do të të porpozoja prapë, a do martohesh për herë të dytë me mua?”, shkruhet në letrën e reperit që e ka lumturuar shumë Vesën.