Gjatë paradites, territori shqiptar do të paraqitet me alternime kthjellimesh dhe vranësirash të dendura. Në zonat veriore dhe pjesërisht në qendër parashikohen reshje shiu, ndërsa jugu i vendit do të mbetet kryesisht me mot të kthjellët të shoqëruar me vranësira të shpeshta, por pa reshje.
Në orët e pasdites dhe mbrëmjes, vranësirat do të shtohen në të gjithë vendin duke sjellë reshje shiu, të cilat në disa momente do të jenë në formë rrebeshesh.
Temperaturat e ajrit do të mbeten të qëndrueshme në orët e mëngjesit, por gjatë mesditës do të shënojnë rënie. Vlerat ditore do të variojnë nga 8°C në Ersekë, deri në 28°C në qarkun e Gjirokastrës.
Era do të fryjë mesatare nga drejtimi veriperëndimor me shpejtësi deri në 35 km/h, duke krijuar në brigjet detare dallgëzim me forcë 2 ballë.