Bie nga froni Mercedes A45 AMG, Audi sjell "mbretëreshën" RS3 - Gazeta Express
string(58) "bie-nga-froni-mercedes-a45-amg-audi-sjell-mbretereshen-rs3"

Bie nga froni Mercedes A45 AMG, Audi sjell “mbretëreshën” RS3

AutoTech

Gazeta Express

22/07/2021 11:51

Prodhuesi i njohur gjerman i veturave, Audi, e ka prezantuar gjeneratën e tretë të modelit sportiv, RS3. Modeli mund të blihet në dy versione – Sportback dhe Sedan.

Kjo veturë pritet të dalë në shitje në Britaninë e Madhe në gusht, por veturat do t’u dërgohen pronarëve vetëm në fund të vitit, shkruan Autocarindia, transmeton Gazeta Express.

Lexo Edhe:

Audi RS3 Sportback (majtas) dhe Audi RS3 Sedan (djathtas)

RS3 Sportback dhe RS3 Sedan do ta kenë motorin tradicional prej 2.5 litrash, me pesë cilindra, i cili prodhon 400 kuaj-fuqi. Ky motor nëntë vite rresht është shpallur Motori Ndërkombëtar i Vitit.

Enterieri i Audi RS3 të re

Shpejtësinë prej 0 deri në 100 kilometra në orë e arrin për vetëm 3.8 sekonda, ndërsa të interesuarit mund ta porosisin veturën me shpejtësi maksimale deri në 290 kilometra në orë. Këto shifra e lënë prapa konkurrentin e saj kryesor, Mercedes-Benz A45 AMG 4Matic.

Sa i përket pamjes së jashtme, modeli i ri duket shumë më agresiv, me rrota të veçanta për performancë sportive dhe me hapësira të mëdha për hyrjen e ajrit në pjesën e përparme./Gazeta Express