Një person i identifikuar si Luigj Marku në Shkodër, ka rënë në një kanal teksa ka qenë duke udhëtuar me biçikletë dhe ka ndërruar jetë.
65-vjeçari ishte nisur për të shitur disa produkte bujqësore. Ngjarja e rëndë ndodhi në rrugën e fshatit Vukatanë. /Gazeta Express