Beyonce këndon këngën e preferuar të Bryant, Jordan përlotet në organizimin për përkujtimin e basketbollistit - Gazeta Express
string(108) "beyonce-kendon-kengen-e-preferuar-te-bryant-jordan-perlotet-ne-organizimin-per-perkujtimin-e-basketbollistit"

Gazeta Express

25/02/2020 11:24

Beyonce këndon këngën e preferuar të Bryant, Jordan përlotet në organizimin për përkujtimin e basketbollistit

Gazeta Express

25/02/2020 11:24

Mbrëmë në Staples Center është mbajtur ceremonia përkujtimore për Kobe Bryant dhe vajzën e tij, Gianna.

Shumë yje janë mbledhur për të bërë homazhe për basketbollistin e njohur, Kobe Bryant, i cili ka humbur jetën tragjikisht bashkë me vajzën e tij dhe shtatë viktima të tjerë.

Lexo Edhe:

Të famshëm si Beyonce e Michael Jordan kanë udhëhequr ceremoninë me shumë emocione, shkruan Gazeta Express.

Beyonce është shfaqur me një orkestër, ku ka filluar me këngën “XO”, të cilën e këdoi për nder të Kobe pasi ajo ishte kënga e preferuar e tij. Beyonce më pas vazhdoi me baladën e saj ‘Halo’, të cilën ia dedikoi Kobe-s dhe Gianna-s.

Beyonce’s tribute to Kobe and Gianna at the Staples Center

Miku më i mirë i Bryant, legjenda e basketbollit Michael Jordan ka mbajtur një fjalim dhe nuk i mbajti lotët para publikut të mbledhur në sallën e stërmbushur ku Kobe luajti me ekipin e tij, LA Lakers.

Michael Jordan emotional speech at memorial for Kobe Bryant and Gianna Bryant

Në skenë është ngjitur edhe Vanessa Bryant, gruaja e Kobe, e cila bëri paraqitjen e parë në publik që nga vdekja e bashkëshortit dhe vajzës së saj.

Vanessa në fjalimin prekës e quajti bashkëshortin e saj ‘shpirti i saj binjak’, duke thënë: “Ai ishte bashkëshorti më i mrekullueshëm. Ne e kemi balancuar njëri-tjetrin. Ai ishte i dashur, i adhurueshëm dhe romantik.”./Gazeta Express/

Vanessa Bryant’s inspirational and moving speech at Celebration of Kobe & Gianna Bryant | FOX SPORTS