Besa Famgas mposht kampionin në fuqi, kalon në finale të Kupës - Gazeta Express
string(61) "besa-famgas-mposht-kampionin-ne-fuqi-kalon-ne-finale-te-kupes"

Gazeta Express

27/06/2020 19:59

Besa Famgas mposht kampionin në fuqi, kalon në finale të Kupës

Gazeta Express

27/06/2020 19:59

Kastrioti nuk do t’ia dalë të mbrojë trofeun e Kupës së Republikës së Kosovës në hendboll. Skuadra ferizajase është ndalur të shtunën në gjysmëfinale nga Besa Famgas. Pikërisht Besën e kishte mposhtur vjet në gjysmëfinale e më pas Prishtinën në finale të Kupës.

Rezultati i ndeshjes në mes të Besa Famgas e Kastriotit ishte 31:20. Pejanët herët janë shkëputur në rezultat dhe kanë mbajtur epërsinë gjatë tërë kohës. Të dy skuadrat ua kanë dhënë rastin të gjithë lojtarëve.

Lexo Edhe:

Besa Famgas të martën fitoi titullin e kampionit dhe tani synon edhe Kupën e Kosovës.

Kastrioti – Besa Famgas 20:31 (7:18)

Kastrioti: Curri, Syla, Bega, A. Dugolli 3, Hoxha, Selmani, Bislimi 3, Shabani 1, M. Selmani, D. Dugolli, Rudari 2, Mustafa 8, Brahimi, Bytyqi, Qerimi 1, Zaskoku 2

Besa Famgas: Luzha 1, Thaqi, Idrizi 1, Gjuka 8, Jupa 3, J. Muqolli 4, Tahirukaj 5, Ramosaj 2, Vokshi, Kukrika 1, Prce 1, Visoka, Tafilaj 1, Mushkolaj 2, Vokshi, Y. Muqolli 2