Besa Famgas fiton Kupën e Kosovës në fund të një edicioni shumë të suksesshëm - Gazeta Express
string(77) "besa-famgas-fiton-kupen-e-kosoves-ne-fund-te-nje-edicioni-shume-te-suksesshem"

Sport

Gazeta Express

15/05/2022 20:55

Besa Famgas fiton Kupën e Kosovës në fund të një edicioni shumë të suksesshëm

Sport

Gazeta Express

15/05/2022 20:55

Besa Famgas është fituese e Kupës së Kosovës në hendboll për edicionin 2021/2022. Të dielën pasdite në finalen e luajtur në palestrën “Bill Clinton” në Ferizaj, Besa Famgas e mposhti Kastriotin me rezultat 30:24.

Për Besën është mbyllje e suksesshme e një edicion shumë të suksesshëm. Skuadra pejane i ka fituar të gjitha ndeshjet në kampionat, ndërsa në fund e fitoi titullin e kampionit. Edhe për Kupë, Besa ishte e pakonkurrencë.

Lexo Edhe:

Kastrioti i ka bërë rezistencë pejanëve, sidomos në pjesën e parë. Pas 30 minutave lojë, shifrat ishin 16:12 në të mirë të Besës. Ndërkohë në pjesën e dytë Besa ka mbajtur epërsinë bindëse duke shkuar sigurt drejt fitores.

Egzon Gjuka ishte më efikasi te Besa. Ai realizoi 8 gola. Gjuka u shpall lojtari më i mirë i ndeshjes e po ashtu lojtari më i mirë i “Final Four”. Ndërkohë më i miri i ndeshjes te Kastrioti u shpall portieri Dardan Dugolli.

6 gola për Besën i shënoi Victor Alonso. Guilherme Da Silva ishte më efikasi te Kastrioti me 6 gola. 4 i realizoi Arben Dugolli.

Besa Famgas për herë të 14-të e ka fituar Kupën e Kosovës. /Gazeta Express/