Besa e fiton titullin e shtatë rresht të kampionit - Gazeta Express
string(50) "besa-e-fiton-titullin-e-shtate-rresht-te-kampionit"

Gazeta Express

24/06/2020 13:17

Besa e fiton titullin e shtatë rresht të kampionit

Gazeta Express

24/06/2020 13:17

Skuadra pejane vazhdon ta dominojë hendbollin kosovar, tash e do edhe Kupën e Kosovës. Ndërkohë, në konkurrencën e femrave, Ferizaj u shpall kampion i Kosovës

Besa Famgas e ka vazhduar dominimin absolut në hendbollin kosovar.

Lexo Edhe:

Skuadra pejane e fitoi mbrëmë titullin e shtatë rresht të kampionit në Superligën e Kosovës në hendboll.

Ekipi Bardh e Kuq i fitoi të gjitha ndeshjet e këtij edicioni, duke u treguar i pa konkurrencë.

Besa në finale të “Play-Offit” e mundi Prishtinën 2-0 me ndeshje, shkruan Gazeta Express.

Në duelin e dytë final, pejanët fituan në kryeqytet me rezultat 29:25.

Ndeshjen e parë, të luajtur në Pejë, Besa e kishte fituar me rezultat shumë më bindës, 38:26.

Në gjysmëfinale, Besa e eliminoi Kastriotin, kurse Prishtina e kishte eliminuar Trepçën.

Në fundjavë do të përcaktohet skuadra fituese e Kupës së Republikës së Kosovës.

Besa Famgas dhe Prishtina i kanë pretendimet e tyre edhe në këtë garë.

Ndërkohë, në konkurrencën e femrave, Ferizaj u shpall kampion i Kosovës pasi ishte më i mirë se Istogu në finale.

Ferizajaset e fituan lojën e parë 34:29, ndërsa ndeshjen e dytë fituan istogaset, 27:26.

Ato u shpallën kampione falë diferencës së golave. /Gazeta Express/