Deklarata e fundit e aktorit me origjinë shqiptare, i njohur ndërkombëtarit, Jim Belushi ka ngjallur shumë diskutime.
Madje shumë persona nuk e konsideruan edhe të vërtetë, kërkesën e tij për të shtuar kontaktet me vëllezërit shqiptarë.
Mirëpo, duket se kjo deklaratë nuk ka kaluar pa u komentuar edhe në spektaklin e humorit “Kosherja”, ku mbrëmjen e së dielës është ironizuar me plot humor nga dy moderatorët, Jona Spahiu dhe Bes Kallaku.
Besi: Ça mendon ti se nuk ka ardhur kush nga jashtë shtetit për të jetuar në Shqipëri?
Jona: Po, jo mo se unë të paktën VIP-a, nuk njoh ndonjë VIP që ka lënë vendin e vetë për të ardh për të jetuar në Shqipëri.
Besi: Po jeni mosmirënjohësa mo, po pse Lul Basha nuk e la Holandën dhe tani po jeton në Shqipëri. Po për kë e bëri? Për mua, për ty e bëri, për ne shqiptarët e bëri. Po tjetër mi tjetër. Edi Rama e la Parisin, e la Francën edhe erdhi në Shqipëri për mua e për ty. Me thonjë të paprerë erdhi vetëm për të jetuar në këtë vend.
Spitali Amerikan ka shpallur konkurs për vende të lira pune në Kosovë për profesionistë të fushës së infermierisë, duke...