Bes Kallaku falënderon një nga një personat që e uruan për ditëlindje, nuk harron as bashkëfshatarët e tij - Gazeta Express
string(105) "bes-kallaku-falenderon-nje-nga-nje-personat-qe-e-uruan-per-ditelindje-nuk-harron-as-bashkefshataret-e-tij"

Bes Kallaku falënderon një nga një personat që e uruan për ditëlindje, nuk harron as bashkëfshatarët e tij

Gazeta Express

20/11/2020 16:14

Bes Kallaku sot festoi ditëlindjen e tij të 35-të, e urimet për ditëlindjen e tij sigurisht që nuk munguan.

Bashkëshortja e tij Xhensila Myrtezaj ka uruar atë, duke i shpërndarë kështu disa nga kujtimet më të bukura që ajo ka me Besin.

Lexo Edhe:

Momentet më të lumtura në jetë i kam kaluar me ty dhe prej teje! Sot ti feston 35-vjetorin, por shpirti yt vazhdon të jetë 3.5 vjeç. Ti që nuk lodhesh kurrë, ti që gjithmonë bën më shumë dhe për veten mendon në fund. Sytë më me dritë që kam parë. Kraharori i paqes, aty ku mbështetem pa frikë. Do të më mungoje edhe nëse nuk do të takoja kurrë”, ka shkruar Xhensila përkrah fotove me Besin.

Ndërkaq ky i fundit ka thënë diçka për gjithë ato urime që kishte marur për ditëlindje.

Besi ka falënderuar një nga një personat që ia kanë bërë atij edhe më të veçantë këtë ditë me urimet e tyre, po ashtu ai nuk ka harruar të falënderoj të gjithë bashkëfshatarët e tij të Bubqit e duke shtuar po ashtu se ai nuk do të harroj asnjëherë prej nga vjen.

Në këto 35 vite jetë. Për gjithçka të arritur dhe gjithçka që më është dhënë, falënderimi i takon vetëm Zotit. Për dhuratën më të shenjtë që mu dha, të japësh buzëqeshje. Në krejt etapat e jetës, në çdo foto ka një histori. Çdo histori ka lotët dhe të qeshurat e saj, gëzimet, sakrificat dhe sukseset.

 Atij që do t’i jepet, atij edhe do t’i kërkohet llogari më shumë, thotë Zoti. Në të gjitha stuhitë e kaluara apo edhe në ata që do vijnë, mos harroni se ai ka kontrollin e gjithçkaje. Flm për çdo njeri që ka qenë pjesë e imja krejt këto 35 vite. Flm secilit që ka vënë edhe një copës guri në gjithçka të ndërtuar me mund deri sot! Flm prindërve, motrës, Ijes, dashurisë së jetës Xhensilës dhe lumturisë së jetës, Ajkës, për besimin që kanë në mua. Flm Bubqit, krejt bashkëfshatarëve të mi, njeriu duhet ta vlerësojë nga vjen.

Në fund të ditës kupton se lumturia e vërtetë është në të voglat gjëra. Kjo kohë e tanishme na e ka vërtetuar më së miri se sa e rëndësishme është jeta dhe shëndeti i atyre rreth teje, familjes, prindërve dhe gjyshërve! Lumturia ime varet nga secili prej jush. Bekuar qofshi të gjithë që më ndiqni, ju dhe familjet tuaja miq! Përulësisht, Bes Kallaku. Zoti ju rujt! Faleminderit për çdo urim!”, ka përfunduar aktori.