Mesfushori portugez Bernardo Silva është shumë pranë nisjes së një kapitulli të ri në karrierën e tij, pasi janë zbuluar detaje të rëndësishme financiare të transferimit të tij te Real Madrid.
Sipas raportimit të El Confidencial, Bernardo Silva ka nënshkruar një kontratë trevjeçare me gjigantin madrilen. Marrëveshja parashikon që lojtari të përfitojë një bonus firmosjeje prej 10 milionë eurosh, ndërsa paga e tij vjetore do të arrijë në 20 milionë euro bruto për sezon.
Raporti gjithashtu zbulon se agjenti i njohur portugez Jorge Mendes dhe babai i futbollistit do të përfitojnë së bashku rreth 10 milionë euro komisione nga finalizimi i marrëveshjes.
Nëse gjithçka zyrtarizohet sipas planit, Bernardo Silva do t’i bashkohet Real Madridit si një nga përforcimet më të rëndësishme të afatit kalimtar, duke sjellë përvojën dhe cilësinë e tij pas shumë vitesh të suksesshme në elitën e futbollit evropian.