Berlusconi e Galliani planifikojnë goditjen e madhe, nisin kontaktet për transferimin e dyshes argjentinase - Gazeta Express
string(106) "berlusconi-e-galliani-planifikojne-goditjen-e-madhe-nisin-kontaktet-per-transferimin-e-dyshes-argjentinase"

Berlusconi e Galliani planifikojnë goditjen e madhe, nisin kontaktet për transferimin e dyshes argjentinase

Sport

Gazeta Express

02/07/2022 10:33

Krerët e klubit të Monzas, Silvio Berlusconi dhe Adriano Galliani, janë duke planifikuar një goditje të dyfishtë për afatin kalimtar të kësaj vere.

Paulo Dybala dhe Mauro Icardi janë në listën e dëshirave të dyshes së njohur në botën e futbollit, transmeton Gazeta Express.

Lexo Edhe:

Paulo Dybala / Mauro Icardi.

Madje, sipas “Sky”, drejtori i klubit të Monzas, Adriano Galliani, ka zhvilluar kontaktet e para me përfaqësuesit e futbollistëve në fjalë.

Galliani ka biseduar me Jorge Antun, agjentin e ish-numrit 10 të Juventusit dhe me Wanda Naran, gruan dhe përfaqësuesen e sulmuesit të Paris Saint-Germainit.

Financat nuk shihen si problem për klubin italian për të nënshkruar me dyshen argjentinase, duke ia shtuar edhe faktin se Dybala është lojtar i lirë.

Kujtojmë se Monza shkroi historinë në sezonin e fundit, pasi siguroi promovimin në Serie A. /Gazeta Express/