string(71) "berisha-rama-legalizoi-plantacione-kanabisi-per-te-manipuluar-zgjedhjet"

Shqiperi

Gazeta Express

02/06/2025 13:15

Berisha: Rama legalizoi plantacione kanabisi për të manipuluar zgjedhjet

Shqiperi

Gazeta Express

02/06/2025 13:15

Ish-kryeministri Sali Berisha e ka cilësuar procesin zgjedhor të 11 majit 2025 si një “farsë elektorale” të ndërtuar sipas tij mbi mbjelljen masive të kanabisit në vend.

Sipas Berishës, qeveria ka shpërndarë në mënyrë të paligjshme leje për mbjelljen e mbi 29.000 hektarëve drogë, ndërkohë që ligji parashikon vetëm 200 hektarë në total. Ai e cilëson këtë veprim si një formë blerjeje masive të votave, në kundërshtim me ligjin dhe me konventat ndërkombëtare.

“Në farsën elektorale të 11 Majit 2025, kreu i organizatës kriminale të narkoshtetit shqiptar, Edi Rama, përdori të gjitha mjetet, ndër të cilat licencat për mbjelljen në kundërshtim flagrant me ligjin dhe të gjitha konventat ndërkombëtare të 29 mijë e 300 hektarëve drogë.”

Berisha pretendon se në këto mijëra hektarë janë mbjellë rreth 1.2 miliardë rrënjë kanabis, duke e cilësuar si mbjelljen më të madhe të regjistruar ndonjëherë në një vend, dhe për më tepër, me “certifikatë shteti”.

“Në vit elektoral, janë përcaktuar të mbillen të paktën 1 miliard e 200 mijë rrënjë kanabis, sa kurrë ndonjëherë në histori… Shkon në mbjelljen më të madhe që mund të jetë regjistruar ndonjëherë në një vend. Dhe që të gjitha këtu, tashmë jo bimë klandestine, por bimë të mbjella me certifikatë shteti”, shtoi ai.

Ish-kryeministri thekson se kjo praktikë ka “kanabizuar tërësisht zgjedhjet”, duke i cilësuar të pavlefshme dhe të papranueshme.

“Nuk ka ndodhur kurrë që të autorizohet, të shkelet me 140 herë sipërfaqja e parashikuar me ligjin… Këto zgjedhje kurrë nuk mund të njihen.”