Berisha: Nesër protestë epike, do mbushet Bulevardi! Largimi i qeverisë, hap jetik - Gazeta Express
string(61) "berisha-neser-proteste-epike-shqiptaret-do-mbushin-bulevardin"

Shqiperi

Gazeta Express

06/07/2022 11:44

Berisha: Nesër protestë epike, do mbushet Bulevardi! Largimi i qeverisë, hap jetik

Shqiperi

Gazeta Express

06/07/2022 11:44

Në tryezën e tretë të Shoqërisë Civile me kryetarin e Partisë Demokratike, Sali Berisha, përcolli mesazhe për protestën e nesërme para Kryeministrisë.

Berisha tha se protesta do të jetë epike për nga pjesëmarrja dhe qëllimet e saj, ndërsa shtoi se Edi Rama sipas tij nuk meriton të qeverisë as edhe një ditë më shumë.

Lexo Edhe:

Ky libër është nga njëra anë një homazh për kauzat dhe aktivistët e Shoqërisë Civile të cilët në kushte shumë të vështira i kanë promovuar dhe mbrojtur këto kauza. Por nga ana tjetër është edhe një mesazh thirrje për të gjithë shqiptarët të bashkohen me këto kauza të drejta, kauza të cilat kanë një emërues të përbashkët: mbrojtjen e lirive të shqiptarëve. Dhe është një nderim dhe homazh gjithashtu për të gjithë ata që nesër do mbushin Bulevardin në një protestë epike do të thosha, në një protestë të një rëndësie jetike për Shqipërinë mbasi siç del çdo orë dhe çdo ditë, Edi Rama dhe ekipi i tij abuzon me liritë, me financat, me qenien, me dinjitetin e qytetarëve shqiptarë. Temperaturat janë të larta, por më e lartë është edhe urrejtja popullore për këtë dhunues të kauzave, të lirive. Gjithçka lidhet me liritë e qytetarëve shqiptarë, me qenien e tyre. Libri është dëshmi gjithashtu e një serioziteti të madh me të cilin merret mbrojtja e kauzave dhe së bashku me himnin e Renis Gjokës dhe Big Basta që është barrakuda e protestës tonë, ne do të ecim të pandalshëm në këtë rrugë, sepse kjo qeveri nuk meriton të jetë në pushtet as edhe një ditë të vetme”, u shpreh Berisha.

Berisha deklaroi sot se largimi i kësaj qeverie është hapi i parë jetik dhe i domosdoshëm për të rikthyer në Shqipëri ligjin.

“Ju garantoj që zërat tuaj, kauzat tuaja janë të drejta të cilat do marrin përgjigjen më të merituar me largimin e Edi Ramës dhe të qeverisë së tij. Largimi i kësaj qeverie është hapi i parë jetik dhe i domosdoshëm për të rikthyer në Shqipëri ligjin, liritë dhe për të zhbërë padrejtësitë evidente, të qarta ndaj qytetarëve. Ju siguroj se për ne, prapa çdo kauze qëndron një liri e dhunuar, pavarësisht grupi apo përmasat e grupit që është prekur prej saj, konsiderojmë jetike banesën, shtëpinë dhe një dhunim antikushtetues në përputhje me këtë qëndrim ne do mbajmë gjithë qëndrimet tona, por unë mendoj se protesta është mënyra për t’i hapur rrugë zhbërjes së padrejtësive që kanë ndodhur dhe ju dhe çdo banor, viktima të arbitraritetit, të korrupsionit, duhet të bashkohen me ne nesër në protestë.
Fatmir keni shumë të drejtë, duhet të ishte regjistruar, ajo është një kërkesë legjitime. Ju garantoj se Shqipëria ka çdo kusht sot që të zhdukë varfërinë ekstreme në Shqipëri. Zhdukja e varfërisë ekstreme nënkupton një minimum jetik. A ekziston mundësia e përcaktimit të një minimumi jetik, ekziston plotësisht. Është plotësisht e përballueshme, mjafton që të ketë vullnet qeveria që të mos shohë njerëz që vuajnë për kafshatën, për ilaçin, për kushtet më minimale të ekzistencës së tyre”, deklaroi Berisha.

Në këtë takim ishte edhe Sekretari i Përgjithshëm i LSI, Endrit Braimllari i cili bëri thirrje për pjesëmarrje në protestën e 7 korrikut.

“Protesta e 7 korrikut vjen si rezultat i një thirrje të shoqërisë civile. Kësaj strukture e cila gjatë gjithë këtyre viteve ka protestuar seriozisht e pakapur nga regjimi monist i rilindjes. Kjo situatë e rëndë në të cilën ndeshet vendi kërkon bashkimin e të gjitha energjive politike dhe jo politike kundër një regjimi të tillë i cili nuk mendon për qytetarët.

Ka shumë arsye pse duhet të protestojmë më datë 7 korrik. E parë nga çmimet e larta të cilat po vrasin çdo ditë familjet e shqiptarëve. Korrupsioni dhe abuzimi i tmerrshëm me aferën më të madhe korruptive të bërë ndonjë herë në një vend, atë të inceneratorëve të cilën e ka vazhduar ta denoncojë dhe këto ditë kryetarja e LSI.

Rritja e çmimit të karburantit me porosi të oligarkëve të Rames dhe në kurriz të qytetarëve. Papërgjegjshmëria arroganca e rilindjes rëndon mbi qytetarin e thjeshtë. Protestojmë për fermerët që po përballen çdo ditë e më shumë me falimentimin për naftëtarët dhe për çdo shtresë të shoqërisë. Unë ju bëj thirrje të marrim pjesë masivisht si një reagim qytetar dhe si një detyrim moral”, deklaroi Braimllari.