Bën kthesë në karrierë, tenori Luan Durmishi me projekt muzikor që ka cak politikën - Gazeta Express
string(82) "ben-kthese-ne-karriere-tenori-luan-durmishi-me-projekt-muzikor-qe-ka-cak-politiken"

Bën kthesë në karrierë, tenori Luan Durmishi me projekt muzikor që ka cak politikën

Gazeta Express

07/08/2020 16:05

Pas një karriere rreth 20 vjeçare në muzikë klasike, tenori kosovar Luan Durmishi bën kthesë të madhe në karrierën muzikore.

Ai i rikthehet ëndrrës së fëmijerisë dhe adoleshencës, duke deklaruar se studimet për muzikë klasike ishin imponim i rrethanave të asaj kohe.

Lexo Edhe:

Megjithse ndihet krenarë dhe falemderues ndaj asaj që ka përfituar nga muzika serioze, ai në emisionin “SONTE” në T7, pos tjerash zbulon se do të vij me një projekt muzikor që ka për target politikën ballkanase, veçmas atë në Kosovë.

Projekti quhet “Mankth Ballkanik” dhe pritet të lanësohet në vejshtën e këtij viti.

“Unë asnjëherë nuk kam mund të jem indiferent ndaj dukurive negative që i kanë ndodhë vendit tim, sepse unë e dua jashtëzakonisht vendin tim dhe natyrshëm ka ardhur koha që përmes artit ta shpreh mllefin të cilin e kemi si shoqëri”, ka deklaruar ai.

SONTE | Bën kthesë në karrierë, tenori me projekt muzikor që ka cak politiken