string(122) "bej-dicka-te-re-ose-rri-ne-shtepi-ikona-e-hollywood-feston-ditelindjen-e-95te-kete-fundjave-me-merr-malli-per-kohet-e-arta"

Rozë

Gazeta Express

30/05/2025 21:06

Clint Eastwood insipiron filmbërësit e rinj derisa po i mbush të 95’at: Bëni diçka të re ose rrini në shtëpi

Rozë

Gazeta Express

30/05/2025 21:06

Ylli i Hollivudit, Clint Eastwood, i cili këtë fundjavë do të festojë ditëlindjen e tij të 95-të, u ka bërë thirrje kolegëve të tij filmbërës që të sjellin ide të reja. Në një intervistë të dhënë për një gazetë austriake, ai ka theksuar se industria e filmit sot është mbushur me ribërje dhe seri të përsëritura.

Regjisori fitues i Oscar-it i tha gazetës Kurier se synon të vazhdojë të punojë, duke theksuar se është ende në formë të mirë fizike dhe shpreson që askush të mos ketë arsye të shqetësohet për të në këtë aspekt “për një kohë të gjatë.”

Filmi më i fundit i Eastwood, drama ligjore “Juror #2”, u publikua në SHBA vitin e kaluar, dhe gazeta raportoi se ai aktualisht ndodhet në fazën para-prodhimit për një tjetër projekt filmik.

I pyetur për mendimin e tij mbi gjendjen aktuale të industrisë së filmit, ylli i filmave si “The Good, The Bad and The Ugly” dhe “Dirty Harry”, si dhe regjisori i dhjetëra filmave përfshirë “Unforgiven” dhe “Million Dollar Baby”, u shpreh:

“Më merr malli për kohët e arta, kur skenaristët shkruanin filma si ‘Casablanca’ në bungalot e vegjël të studios. Kur secili kishte një ide të re”.

“Jetojmë në një epokë të ribërjeve dhe të franshizave. Kam realizuar vazhdime vetëm tri herë, por prej kohësh nuk më interesojnë më. Filozofia ime është: bëj diçka të re, ose rri në shtëpi,” shtoi Eastwood, i cili mbush 95 vjeç të shtunën, raporton Reuters përcjell Gazeta Express.

I pyetur se ku e gjen energjinë, Eastwood u përgjigj:

“S’ka asnjë arsye pse një burrë të mos përmirësohet me kalimin e moshës. Kam shumë më tepër përvojë tani. Sigurisht që ka regjisorë që e humbasin prekjen e tyre në një moshë të caktuar, por unë nuk jam një prej tyre.”

Eastwood, i cili xhiroi thriller-in e Luftës së Dytë Botërore “Where Eagles Dare” në Austri, me aktorin uellsian Richard Burton në fund të viteve ’60, i tha gazetës se sekreti i suksesit të tij ka qenë gjithmonë përpjekja për të provuar diçka të re si aktor dhe si regjisor.

“Si aktor, isha ende nën kontratë me një studio, pjesë e sistemit të vjetër, dhe për pasojë i detyruar të mësoja diçka të re çdo vit,” tha ai. “Dhe pikërisht për këtë arsye do të punoj për aq kohë sa mund të mësoj diçka, ose derisa të bëhem me të vërtetë i matufosur.” /GazetaExpress