string(107) "behrami-pas-paraqitjes-se-svecles-e-haxhiut-per-20-vjetorin-e-vv-keta-nuk-jane-kapes-te-shtetit-por-okupues"

Lajme

Gazeta Express

11/06/2025 23:19

Behrami pas paraqitjes së Sveçlës e Haxhiut për 20 vjetorin e VV: Këta nuk janë kapës të shtetit, por okupues

Lajme

Gazeta Express

11/06/2025 23:19

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Artan Behrami, ka komentuar paraqitjen e Xhelal Sveçlës dhe Albulena Haxhiut, një ditë para shënimit të 20 vjetorit të Lëvizjes Vetëvendosje.

Behrmai ka thënë se është e pabesueshme se sa mosmirënjohës janë për sakrificën dhe të arriturat e çlirimit, lirisë e shtetndërtimit.

Ai thaq se LVV nuk është kapëse e shtetit, por okupuese.

“E shikova debatin në RTK. Është e pabesueshme se sa bukëpërmbys janë këta njerëz.  Sa mosmirënjohës për sakrificën, punën dhe të arriturat e çlirimit, lirisë dhe shtetndërtimit të shumë gjeneratave para tyre.  Ajo që nisi në opozitë si çkapje e shtetit, VV-ja kur erdhën në pushtet e shndërroi në okupim.  Këta nuk janë kapës të shtetit, këta janë okupues”, ka shkruar Behrami në Facebook. /Gazeta Express