Behrami mposhtet nga Hambli dhe i zbehen gjasat për Olimpiadën e Tokios - Gazeta Express
string(71) "behrami-mposhtet-nga-hambli-dhe-i-zbehen-gjasat-per-olimpiaden-e-tokios"

Gazeta Express

16/03/2020 14:47

Behrami mposhtet nga Hambli dhe i zbehen gjasat për Olimpiadën e Tokios

Gazeta Express

16/03/2020 14:47

Boksieri kosovar, Patriot Behrami nuk arriti t’i vazhdojë garat e boksit në turneun kualifikues evropian për Lojërat Olimpike “Tokyo 2020”, që po mbahet në Londër të Britanisë së Madhe.

Lexo Edhe:

Boksieri 20-vjeçar u mund nga francezi Wahid Hambli, 29-vjeçar, në luftën e parë të kategorisë deri në 69 kilogramë.

Nesër garon boksieria më e mirë kosovare, Donjeta Sadiku, në 1/8 e finales së kategorisë -60 kg. /Gazeta Express/