Bëhet renditja e parë e saktë e eshtrave të kufomës mijëra vjeçare të Pompeit - Gazeta Express
string(77) "behet-renditja-e-pare-e-sakte-e-eshtrave-te-kufomes-mijera-vjecare-te-pompeit"

Mistere

Gazeta Express

27/05/2022 19:36

Bëhet renditja e parë e saktë e eshtrave të kufomës mijëra vjeçare të Pompeit

Mistere

Gazeta Express

27/05/2022 19:36

Është bërë renditja parë dhe e saktë e eshtrave të një viktime nga shpërthimi katastrofik i vullkanit në Mount Vesuvius në qytetin antik të Pompeit, kanë bërë të ditur shkencëtarët, duke hedhur kështu një dritë të re mbi shëndetin dhe diversitetin e banorëve të Romës Antike gjatë kohës kur ndodhi fatkeqësia.

Në një studim të publikuar në Scientific Report gjatë të enjtes, ekipi i udhëhequr nga Gabriele Scorrano, i cili edhe është profesor asistent në Universitetin e Kopenhagës, morën ADN-në nga trupat e dy viktimave, një burrë dhe një grua, eshtrat e të cilëve u gjetën në “Shtëpinë e Zejtarit” në Pompei, shtëpi e cila për herë të parë u zbulua në vitin 1914.

Edhe pse ADN-të u morën nga të dy trupat e gjetur, ekspertët arritën që të bëjnë radhitjen e saktë vetëm të eshtrave të viktimës mashkull, pasi që në trupin e viktimës femër kishin parë disa “mungesa”.

Më herët, nga ADN-të e marra nga mbetjet e trupave që u gjetën në Pompei, u arrit që vetëm pjesërisht të bëhej një renditje e eshtrave të trupave të një njeriu dhe një kafshe.