Analisti i emisionit sportiv “Favorit” në T7, Granit Begolli e analizoi ndeshjen e sontme mes Francës dhe Austrisë.
Francezët triumfuan minimalisht 1:0 ndaj austriakëve, për të marrë fitoren e parë në Evropian, shkruan Gazeta Express.
Begolli tha se fitorja me rezultat minimal është e vlefshme për Francën, sepse grupi është shumë i fortë.
“Franca e ka pasur kundërshtarin më të fortë në kampionat si ndeshje e parë. Fitorja me rezultat minimal është shumë i vlefshëm për Francën, pasi që grupi është shumë i fortë. Në vazhdimësi do të shkojnë duke e rritur formën”, tha Begolli.
Kreditimi Rural i Kosovës (KRK), është një institucion mikrofinanciar në Kosovë, që do të përfitojë një kredi prej 10...