Befasi, shefi i NASA-së kërkon hetime reale për UFO-të: Ne dëshirojmë të dimë më shumë - Gazeta Express
string(84) "befasi-shefi-i-nasa-se-kerkon-hetime-reale-per-ufo-te-ne-deshirojme-te-dime-me-shume"

Befasi, shefi i NASA-së kërkon hetime reale për UFO-të: Ne dëshirojmë të dimë më shumë

Mistere

Gazeta Express

09/06/2021 1:49

NASA do të fillojë studimin e fenomeneve të paidentifikuara ajrore, ka thënë sot shefi i agjencisë

Bill Nelson, i cili sapo është bërë administrator i ri i NASAsë në muajin e kaluar, ka thënë që ende nuk ka prova që jashtëtokësorët kanë vizituar Tokën por ka pranuar se është shumë herët që ta përjashtojmë këtë mundësi. Hetimi i Agjencisë së Hapësirës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës i paraprin hetimit të Pentagonit, i cili pritet që të bëhet gjatë këtij muaji mbi hetimet e UFO-ve nga ushtria amerikane.

Lexo Edhe:

Duke folur për xhirimet e fundit të UFO-ve të xhiruara nga pilotët e marinës së SHBA-ve, Nelson tha për CNN se “Ne nuk e dimë nëse janë jashtëtokësorë. Ne nuk e dimë nëse janë armiq. Ne nuk e dimë nëse është edhe ndonjë fenomen optik”.

“Ne nuk mendojmë se është një fenomen optik për shkak të karakteristikave se si i kanë përshkruar pilotët e avionëve ushtarak ato…kështu që për fund, edhe ne dëshirojmë të dimë më shumë”, ka thënë ai, transmeton GazetaExpress

Sekretarja për media në NASA, Jackie McGuinnes i ka thënë gazetarëve që Nelson nuk ka themeluar ende një task forcë të posaçme për t’i hetuar UFO-të. Megjithatë, ajo ka shtuar se hulumtimet do të bëhen për këtë temë vetëm nëse janë të nevojshme.

“Në të vërtetë nuk ka shumë të dhëna dhe…shkencëtarët janë të lirë që të fillojnë gjetjet, ata nuk duhet të stigmatizohen”, ka thënë ajo. “Ky është një fenomen në të vërtetë interesant dhe amerikanët qartë janë të interesuar për të, kështu që shkencëtarët dëshirojnë të hulumtojnë, ata do ta bëjnë”.

Raportet e fundit mendojnë që Pentagoni është i shqetësuar për objektet misterioze që janë xhiruar nga Ushtria e SHBA-ve, por ata janë të shqetësuar edhe për atë se ato objekte mund të jenë armë “hipersonike” nga kinezët apo rusët, sigurisht si eksperimente.

Teknologjia eksperimentale ka treguar se ka avionë apo raketa që mund të lëvizin në 6437 km në orë ndoshta mund të shpjegojnë objektet misterioze dhe aftësinë e tyre për të lëvizur në atë mënyrë që i sfidojnë ligjet e fizikës.

Sipas New York Times, një zyrtar i cili është i mirë-informuar për raportin e ardhshëm të inteligjencës amerikane, ka thënë se “pa hezitim” që objektet e paraqitura nuk janë të teknologjisë amerikane.

Zyrtarët kanë thënë që nëse UAP-ët mund të kenë origjinë ruse apo kineze, do të shihet se “dy fuqitë kanë bërë hulumtime hipersonike që kanë tejkaluar zhvillimin ushtarak amerikan”.

Teknologji të tilla kanë fuqi që të shmangin mbrojtjen kundër raketore dhe janë një “shqetësim i madh” për ushtrinë amerikane, ka thënë korrespodentja e NBC Today, Stephanie Gosk. Kina ka përfshirë disa armë hipersonike në paradat e tyre ushtarake kohëve të fundit. /GazetaExpress/