Befasi në Formula 1, në Monza triumfon një pilot 'anonim' - "e pabesueshme, ende s'po arrij ta kuptoj atë që ka ndodhur..." - Gazeta Express
string(111) "befasi-ne-formula-1-ne-monza-triumfon-nje-pilot-anonim-e-pabesueshme-ende-spo-arrij-ta-kuptoj-ate-qe-ka-ndodhur"

Befasi në Formula 1, në Monza triumfon një pilot ‘anonim’ – “e pabesueshme, ende s’po arrij ta kuptoj atë që ka ndodhur…”

Gazeta Express

06/09/2020 17:50

Në Monza, në Cmimin e Madh të Italisë fitoi ai që askush se priste.

Një garë e çmendur mbi pistën italiane që u fitua nga Pierre Gasly i skuadrës Alpha Tauri, ish Toro Rosso.

Lexo Edhe:

Triumfi i parë në karrierë për 24-vjeçarin francez, teksa nuk mungojnë edhe emrat e tjerë surprizues në pod.

Në vend të dytë u rendit Carlos Sainz i McLaren, teksa i treti e mbylli kanadezi Lance Stroll i Racing Point.

Vetëm pozicioni i shtatë për Lewis Hamilton (u penalizua nga komisarët), kampionin në fuqi të këtij sporti. Tifozët prisnin shumë nga Ferrari, por pilotët e skuaderisë së famshme italiane dhuruan një tjetër garë për t’u harruar.

Carles Leclerc u përfshi në një përplasje të frikshme dhe për fat të mirë nuk u dëmtua, teksa jashtë pistës përfundoi edhe Sebastian Vettel, gjermani i “kokëkuqes”.

“Sinqerisht, është e pabesueshme. Nuk jam i sigurt nëse po arrij ta kuptoj atë që ka ndodhur, ishte realisht një garë e çmendur“, u shpreh fituesi Gasly.