Kryetari i Komunës së Mitrovicës, Bedri Hamza, ka pritur sot në një takim ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Jonathan Hargreaves.
Gjatë takimit u diskutua për nevojën e krijimit të institucioneve të reja në nivelin qendror, si dhe për zhvillimet aktuale politike në vend.
Hamza theksoi rëndësinë e bashkëpunimit me Mbretërinë e Bashkuar, duke e cilësuar atë si një partnere strategjike të Kosovës. Ai shprehu mirënjohjen për mbështetjen e vazhdueshme që Britania e Madhe i ka dhënë Kosovës në proceset demokratike dhe zhvillimore.
“Britania e Madhe është partnere strategjike e Kosovës dhe i jemi shumë mirënjohës për mbështetjen e vazhdueshme të saj”, shkruan Hamza në njoftimin e tij në Fazcebook.