Beckham: Inter Miami ka mundësi të madhe t’i blejë Messin dhe Ronaldon - Gazeta Express

Futboll

Gazeta Express

27/02/2020 10:40

Me i fundit

Beckham: Inter Miami ka mundësi të madhe t’i blejë Messin dhe Ronaldon

Futboll

Gazeta Express

27/02/2020 10:40

David Beckham ka thënë se klubi i tij nga Major League Soccer, Inter Milani, e ka një mundësi të madhe për t’i blerë superyjet Lionel Messi dhe Cristiano Ronaldo. Klubi i legjendës së futbollit anglez është duke u përgatitur për sezonin e parë në ligën elitare amerikane.

Ka kohë që përflitet se kapiteni i Barcelonës, Messi, dhe sulmuesi i Juventusit, Ronaldo, mund të kalojnë në Shtetet e Bashkuara, me klubin e ri të Beckahmit si destinacioni më i mundshëm për ta, transmeton Gazeta Express.

Ekzistojnë thashetheme se klubi i ri, i cili do të debutojë në MLS kundër Los Angeles FC të dielën, mund t’i joshë të dy këta lojtarë në Miami.

Bashkëpronari i Inter Miami, Beckham foli rreth këtyre thashethemeve në emisionin e Jimmy Fallon të mërkurën, dhe u dha shpresë atyre që ëndërrojnë t’i shohin fituesit e shumëfishtë të Topit të Artë në një skuadër.

“E dini çfarë, ne në Miami kemi mundësi të mëdha”, tha ish-ylli i Manchester Unitedit, Real Madridit dhe Anglisë.

“Neve na kanë kontraktuar shumë lojtarë të ndryshëm për t’iu bashkuar ekipit tonë. Si çdo pronar tjetër, edhe unë i dua lojtarët më të mirë dhe nëse kemi mundësi t’i sjellim në skuadër lojtar i Cristiano apo Leo, për të cilët kam admirim të madh, do të ishte fantastike”, shtoi ai. /Gazeta Express/